E martë, 1 Janar 2019
Granit Xhaka, Alexandre Lacazette, Aaron Ramsey e Pierre-Emerick Aubameyang, janë kreatorë të fitores së Arsenalit me rezultat bindës 4:1 në ballafaqim me Fulhamin, në ndeshjen e javës së 21-të të Premier League në futboll.
Xhaka me bashkëlojtarë dhanë maksimumin dhe e nisën për mrekulli Vitin e Ri, me tri pikë të reja në luftë për katër vendet e para. Kësisoj Arsenali po këndellet pas asaj humbje me 5:1 nga Liverpooli. Xhaka e hapi serinë e golave për Arsenalin në minutën e 25-t.
Xhaka e Shkodran Mustafi u paraqitën titullarë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 46-të. Në minutën e 55-të, Alexandre Lacazette thellon epërsinë në 2:0 të Arsenalit, kurse Aboubakar Kamara ngushton rezultatin në 2:1 në minutën e 69-të. Pas dhjetë minutave (79′) Aaron Ramsey shënon për 3:1.
Në minutën e 83-të,Pierre-Emerick Aubameyang thelloi fitoren në 4:1. Arsenali renditet në vend të pestë me 41 pikë, kurse Fulham është i 19-ti me 14 sosh.
Etiketa: Arsenal, Fulham, Granit Xhaka, Premier League