Xherdan Shaqiri mbetet kryefjala e kësaj vere te Interi


E diel, 9 Gusht 2015

Ish sulmuesi i Bayernit të Munihut që u transferua në Milano gjatë afatit të dimrit por merr pjesë rregullisht në stërvitje edhe pse nuk ka luajtur për asnjë minutë në ndeshjet miqësore të skuadrës zikaltër. Gjithsesi, “Gazzetta Dello Sport” shkruan se për të ka një mundësi minimale që të pranohet nga trajneri Mancini, i cili mund ta aktivizojë në dy ndeshjet e radhës kundër Parmës dhe Athletic Bilbaos.

Aktualisht, Schalke, Borussia Dortmund dhe Everton nuk kanë bërë hapa konkretë për të tentuar blerjen e 23-vjeçarit, ndërsa pista Perisic për Interin largohet dhe në këtë mënyrë, nuk është aspak çudi nëse klubi vendos të ndryshojë strategji për t’i dhënë një tjetër mundësi sulmuesit me origjinë shqiptare. Një tjetër çështje e nxehtë në kampin interist është edhe ajo e së ardhmes së Nagatomos. Japonezi mbetet në orbitën e Galatasaray, por klubi turk nuk synon të përfshijë në këtë operacion brazilianin Felipe Melo, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri italian.

Etiketa:
Të fundit