E martë, 15 Korrik 2014
Visar Ymeri, deputet i zgjedhur i Vetëvendosjes dhe pjesëmarrës në negociatat me bllokun opozitar ka thënë se kjo parti nuk ka qenë pjesë e ndarjes së posteve institucionale ndërmjet LDK-së, AAK-së dhe Nismës.
Ai thotë se për dokumentin e parë të ofruar nga Lëvizja Vetëvendosjes është biseduar shpejtë e shpejtë dhe në fillim ishin 19 pika, derisa më pas dokumenti i dytë ishte prej 12 pikash që iu dorëzua tri partive.
Ai në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës ka thënë se më pas janë krijuar grupet punuese nga të katër partitë dhe i është dhënë formë një tjetër dokumente më 9 pika që sërish ka dalë para liderëve të subjekteve opozitare.
“Ne i kemi pranuar shtatë prej këtyre pikave edhe pse i kemi bërë disa riformulime në mënyrë që të jenë më të qarta, sidomos me marrëveshjet që do t’i bënte Kosova”, ka thënë ai, duke shtuar se kanë kërkuar që këto pika të zbatohet pikë për pikë, në të kundërtën nuk do ta kenë votën e Vetëvendosjes.
“Dy prej pikave kanë mbetur jashtë. Ka qenë pika që ne të udhëheqim dialogun me Serbinë dhe se marrëveshja e 19 prillit e nënshkruar vitin e kaluar nga Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq të dërgohet në Komisionin e Venedikut”, ka thënë ai.“Kemi dallime të privatizimi dhe dialogu me Serbinë. Nënshkrimi i marrëveshjes do të duhej të respektohet. Nëse nuk respektohet dhe nënshkruhet marrëveshja, natyrisht se VV del nga Qeveria”, ka thënë ai.