YouTube do bllokojë këngët e artistëve që nuk bien dakord me rregullat e reja


E mërkurë, 18 Qershor 2014

YouTube ka njoftuar se do të bllokojë videot e artistëve që nuk janë dakord me kushtet e marrëveshjes të vendosura së fundmi nga kompania. Të gjithë artistët që nuk bien dakord me rregullat e reja të reklamave të YouTube-it, do të futen në listën e këngëtarëve të bllokuar.

Kompania ka bërë të ditur se rreth 90% e artistëve nga industria e muzikës kanë rënë dakord me rregullat e reja të vendosura, ndërsa 10% nuk kanë rënë dakord, kështu që videot e tyre do të bllokohen në YouTube nëse ata nuk do të ndryshojnë mendim.

YouTube do të heqë videot muzikore të artistëve të njohur si Adele, Arctic Monkeys dhe Jack White, Radiohead, sepse nuk kanë rënë dakord me kushtet e kësaj faqeje muzikore.

Google, e cila ka në pronësi YouTube-in, po rinovon kontratat e artistëve meqë po përgatitet për të prezantuar një shërbim të ri muzikor ku artistët duhet të abonohen.

Duke folur për The Financial Times, Robert Kyncl, udhëheqësi i përgjithshëm i përmbajtjes në YouTube, tha se do të bllokohen brenda pak ditësh të gjitha videot muzikore të artistëve që nuk kanë rënë dakord me kushtet e reja të marrëveshjes dhe nuk kanë nënshkruar një licencë.

Tri studiot më të mëdha të regjistrimit, si Universal, Sony and Warner, kanë rënë dakord me kushtet e faqes, ndërsa disa artistë të pavarur nuk kanë rënë dakord akoma.

Etiketa: