Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente


E enjte, 25 Qershor 2026
Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se nuk do të jetë kandidate për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje.

Duke folur për procesin paszgjedhor, Haxhiu ka thënë se fillimisht duhet të pritet certifikimi i rezultateve zgjedhore, pas së cilës do të zhvillohen takime me partitë politike për të arritur një konsensus lidhur me institucionet e reja.

Sipas saj, synimi është që të arrihet një marrëveshje politike në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të zgjedhë presidentin me mandat pesëvjeçar dhe të vazhdojnë proceset institucionale.

“Po presim fillimisht që të ndodhë certifikimi i rezultateve. Pas certifikimit, patjetër që do të ketë takime me partitë politike dhe uroj që të gjejmë një konsensus në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta votojë presidentin me mandat pesëvjeçar dhe të vazhdojmë punët dhe përgjegjësitë që kemi,” ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet Qeveria, ndërsa më pas kryetari ose kryetarja e re e Kuvendit do të ketë të drejtën kushtetuese për të mandatuar kandidatin për kryeministër të vendit.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit