Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zaevi paralajmëron zgjedhje të parakohshme nëse nuk fiton Pendarovski

Prizren Post | 09:47 - 28.04.2019

SHKUP – Portali MKD shkruan se Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar dje që vendi mund të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe këtë do ta përcaktojë rrethi i dytë zgjedhor.

Sipas tij, nëse nuk ndodh që të arrihet cenzusi, atëherë do të shpallen zgjedhje parlamentare.

Ai shprehet se në zgjedhje mund të shkohet edhe nëse nuk fiton kandidati Stevo Pendarovski.

“U reshtuam pas një kandidati të pavarur për kryetar shteti për të cilin presim ta kurorëzojmë në këtë pozitë në Maqedoninë e Veriut. Unë besoj në këtë dhe kjo është dëshirë e imja, përkushtimi im dhe pritshmëria ime për shtetin e së ardhmes. Gjithësesi se për këtë vendosin qytetarët dhe nëse ata vendosin ndryshe, do të projektojmë një datë për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Zaev.


Etiketa:
Arivisti Company