Zafir Berisha i uron besimtarët e fesë Islame për Festën e Kurban Bajramit


E premte, 3 Tetor 2014

Zafir Berisha

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha ka uruar të gjithë besimtarët e fesë Islame në Prizren për festën e Kurban Bajramit.

“Të dashurë qytetarë, besimtarë të besimit islam më lejoni që me rastin e festës së Kurban Bajramit, të iu uroj që paqja, hareja dhe dashamirësia të mbretëroj kudo dhe çdo herë tek ju”, thuhet në urimin e Berishës.
“Kurban Bajrami, në rrafshin e marrëdhënieve shoqërore, vjen si opsioni më efektiv në luftimin e sjelljeve devijante dhe negative në shoqëri, është festë e faljes dhe falënderimit,sakrificës,solidariteti, prandaj kjo festë le të shërben si një pikënisje për reformim shpirtërorë,le të jetë si një vlerë e domosdoshme për ne shqiptarët, për të punuar dhe vepruar për një të ardhme sa më të mirë të brezave që vijnë pas nesh, dukë vënë interesat e përgjithshme mbi interesat personale”, thuhet në mes tjerash në urimin e kryetarit të BD-së, Zafir Berisha.

Të fundit