E mërkurë, 10 Qershor 2015
Prizren – Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka reaguar pas deklaratave të Tomë Gashit, që është avokat mbrojtës i kryetarit të Prizrenit, Ramdan Muja.
Më poshtë postimi i plotë i Berishës:
“Tomë mos e ofendo Jezusin për interes të gjepit tuaj. Jezu Krishti i Tomë Gashit edhe pronën e babës vet nuk ka mujtë me dhën ashtu e jo pronën puplike, ky vendë ka disa ligje dhe procedura. Mrenda ditës me u ndrru titullari pronës dhe mrenda po asaj dite me ju dediku dikuj po ajo pronë dyshoj se ka dallavbere më shum se për të cilën po gjykohen. Tomë Gashit i kisha thën a bën nesër me ardhë me ta marr shtëpin tuaj pa ju pyt e ta bejm shtëpi pleqësh sepse është në të mir të qytetarve të moshuar”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.
Gashi kishte tërheq paralele mes Ramadan Mujës dhe Jezu Krishtit, duke thënë se “Muja, njëjtë si Krishti, po dërgohet në kryq dhe po cilësohet kriminel vetëm pse veproi drejtë”!
Etiketa: Prizren, tome gashi, Zafir Berisha