Zagrebi mirëpret takimin e Komuniteteve Islame të Evropës


E martë, 26 Prill 2016

Takimi i Komuniteteve Islame të Evropës, që organizohet me rastin e 100-vjetorit të pranimit të fesë islame si fe e barabartë me fetë tjera zyrtare të Kroacisë, filloi sot me punime në kryeqytetin Zagreb.

Në aktivitetin e organizuar në Qendrën Islame të Zagrebit me temë “Myslimanët në Evropë-Trashëgimia dhe e Ardhmja”, krahas kreut të Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez marrin pjesë liderët fetarë, myfti dhe dijetarët islam të vendeve të Ballkanit, Evropës dhe vendeve Arabe.

Kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe njëkohësisht myftiu i Zagrebit, Aziz Hasanoviç në fjalën e tij të hapjes tha se me anë të këtij aktiviteti të organizuar me rastin e 100-vjetorit të pranimit të fesë islame si fe e barabartë me fetë tjera zyrtare të Kroacisë dhe për shkak të luftërave në vazhdim dhe rritjes së islamofobisë, shprehën dëshirën për të mbledhur në një vend liderët fetarë nga vendet e ndryshme.

Ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht Ministri i Çështjeve Evropian të Kroacisë, Miro Kovaç theksoi se islami është pasuria e kopshtit kulturor të Kroacisë dhe se gjithmonë do të jetë e garantuar.

Parlamenti i Kroacisë më 27 prill 1916 e përfshiu fenë islame në mesin e feve zyrtare të vendit.

Me rastin e 100-vjetorit të këtij pranimi nesër do të organizohen edhe një numër i madh i aktiviteteve të ndryshme.

Pritet që edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të marr pjesë në programin që do të organizohet nesër në kuadër të këtij aktivitet në Teatrin Kombëtar të Kroacisë. /trt/

Etiketa: ,
Të fundit