E mërkurë, 17 Korrik 2013
Për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit është pengesë procedura e betimit të policëve dhe gjyqtarëve serbë, të cilët pritet që të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës.
Serbia deri më tani ka refuzuar që pjesëtarët e strukturave t’i bashkohen policisë së Kosovës, të bëjnë betimin dhe të jenë pjesë e procedurave të tjera të pranimit në polici, shkruan Tribuna.
Megjithatë mësohet se është përgatitur një procedurë e trajnimit të këtyre pjesëtarëve në qendrën e trajnimit në Vushtri, e cila është kundërshtuar të martën në dialogun teknik nga ana e palës serbe.
Madje gjyqtarët që kanë qenë pjesë e gjykatave paralele, të cilat do të kalojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës u është ndaluar të bëjnë betimin nga ana e palës serbe.