Zbogar- prokurorëve: Rikthejeni besimit te qytetarët


E shtunë, 12 Dhjetor 2015

Prishtinë – Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar iu ka drejtuar prokurorëve të Kosovës me porosinë që të rikthejnë besimin e qytetarëve, duke dënuar çdo person që ka bërë vepër penale në Kosovë.

Zhbogar shtoi se mungesa e resurseve, vështirësitë në aplikimin e konfiskimeve, mbrojtja e dëshmitarëve dhe lëndët e pazgjidhura janë vetëm disa që sfidat që i kanë prokurorët.
“Nëse një kryetar i komunës nuk e respekton ligjin, ju nuk do ta keni të lehtë punën tuaj”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian do të vazhdoi të përkrah shërbimin prokurorial për të promovuar një shërbim ekfikas dhe të pavarur.

“Riktheni besimin e qytetarëve në mënyrë që të të gjithë ata që e meritojnë për çdo vepër penale të dënohet në Kosovë, kështu që tani është koha që të ecim në veprim”, ka thënë ai.

Etiketa: , ,
Të fundit