E diel, 27 Tetor 2013
Algjer, 27 tetor – Qeveria e Algjerisë njoftoi se është zbuluar një fushë e re e naftës, që vlerësohet se ka rezerva prej 1.3 miliardë fuqi, kurse fusha e re shtrihet në jug të këtij vendi.
Ministri i Energjisë, Jusef Juusfi i tha agjencisë shtetërore të lajmeve se zbulimi është një nga më të rëndësishmit në industrinë e energjisë së Algjerisë në 20 vjetët e fundit.
Fusha e re e naftës është zbuluar në rajonin Hasi Mesaud, afër një fushe të madhe ekzistuese të naftës, transmeton rel.
Aktualisht, Algjeria është furnizuesi kryesor afrikan me gaz natyror i vendeve evropiane.