Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zbulohet një tjetër arsenal armësh në Lazarat

Prizren Post | 12:13 - 25.09.2014

Një tjetër arsenal armësh është gjetur në lagjen ku u sulmua policia gjatë operacionit antikanabis disa muaj më parë.

Ky arsenal është gjetur në dyshemenë e një banese, në lagjen e njohur si “Depoja e ujit ”. Policia ka sekuestruar 2 mitralozë të lehtë, 2 granata hedhëse, 3 kallashnikovë, 2 pushka, 4 granata dhe 7 mijë fishekë.

Si rezultat i rikontrollit nga strukturat e Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe FNSH*së, u zbulua arsenali i armëve. Këto armë do të dërgohen në Laboratorin Kriminalistik në Tiranë.


Etiketa:
Arivisti Company