E enjte, 22 Tetor 2015 
Prishtinë – Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, po mendohet të kthehet apo jo në postin nga ku e larguan një ditë më parë.
“Ende jam duke e shqyrtuar vendimin…”, i ka thënë Gazetës Fjala, menjëherë pasi, Arsim Bajrami, ministër i Arsimit dhe Teknologjisë së Kosovës ka shfuqizuar vendimin e së mërkurës të Këshillit Drejtues të UP-së për shkarkimin e Zejnullahut.
Mirëpo, një dit më parë, pasi Këshilli Drejtues dotuan pro shkarkimit të tij, Zejnullahu kishte mendim ndryshe, duke thënë se nuk do të heq dorë nga rruga e tij për, siç ka thënë, reformat në UP.
Etiketa: Kosovë, ramadan zejnullahu, Universiteti i Prishtinës