E premte, 8 Qershor 2018
Prishtinë – Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka në foltoren e Kuvendit ka thënë se kryeprokurorja e EULEX-it, Isabelle Arnal ka fjetur me një politikan, në një vilë në Brezovicë, raportoi KosovaPress.
E njëjta prokurore, sipas Zekës, derisa po kryente marrëdhënie intime me një politikan të njohur kosovar, kanë vendosur që i pari i Nismës, Fatmir Limaj të ndiqet penalisht.
Ai ka shtuar se fajet i kanë ndërkombëtarët. Zeka po ashtu ka kërkuar që partitë politike të qartësojnë se nga kush financohen.
Kryesuesi i seancës, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti duke ia tërhequr vërejtjen për degjenerim të debatit, kërkoi nga teknika që t’i ndërpritej fjala deputetit Zeka.
Etiketa: EULEX, Isabelle Arnal, Kosovë, Milaim Zeka, NISMA