Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zeqirja dhe Zejnepe Rexhepi për Klubi i Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë

Prizren Post | 23:10 - 11.02.2017

Tetovë – Në takimin e sontëm, midis poetëve e miqve të Klubit të Shkrimtarëve ” Oeneum” dhe dashamirëve të vargut poetik të Dritëro Agollit, u mbajt Orë letrare – Homazh, në nderim të veprës së shkrimtarit, i cili vetëm para pak ditësh ndërroi jetë, duke lënë pas vetes krijimtari të pasur, gjë që begaton vlerën e letërsisë sonë.

Sigurisht se pena e tij do të lërë gjurmë në shekujt e kujtesës.
Me këtë rast, shpreh mirënjohjen time për profesor Ejup Ajdinin, i cili për dy vite sa e udhëhoqi Klubin tonë, dha kontribut të palodhshëm në realizimin e shumë aktiviteteve letrare, andaj shpresoj që edhe ky vit (2017) të jetë po aq i suksesshëm, me aktivitete e suksese të reja.

Anëtarë të Klubit “Oeneum”, poetë e miq, sigurisht se përjetuam emocione të bukura bashkë, nën magjinë e fjalës dhe kumtit të poetit Agolli. Ju falënderoj për praninë dhe kohën e ndarë për të qenë pjesë e “Mbrëmjes poetike – Homazh” për Dritëro Agollin!

Shpreh mirënjohjen time edhe për moderatoren, Behare Neziri, poeten Vjollcë Berisha, për interpretimin e mrekullueshëm të vargjeve të Agollit, pastaj mikun e Klubit, mjeshtrin e muzikës, violinistin Shkëlzen Pajaziti!

E falënderojmë gjithashtu edhe shkrimtarin, Ibrahim Kadriu, i cili e përshëndeti këtë aktivitet të Klubit tonë, por në pamundësi për të qenë i pranishëm, dërgoi poezinë e tij përkushtuese për shkrimtarin D. Agollit, të cilën e lexoi Mimoza Ceka.

Falënderime e mirënjohje edhe për poetët pjesëmarrës: Ejup Ajdini, Daim Ilazi, Kasam Shaqirvela, Zejnepe Alili Rexhepi, Behare Neziri, Vjollcë Berisha, Eroll Velija, Nita Beluli Hasani, Sulejman Mehazi, Bardhyl Zaimi, Kaltrina Sadiki, Adem Abdullahu, Sadije Aliti, Rami Kamberi, Ibadete Gafuri, Remzi Saliu, Nadi Arifi, etj.!

Shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të pranishmit, të cilët e madhështuan mbrëmjen me pjesëmarrjen e tyre, gjë që dëshmon se tashmë organizimet e Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum” mirëpriten dhe vlerësohen.

Faleminderit Klubi “Oeneum”, suksese në organizimet e radhës!
Kryetarja e Klubit të Shkrimtarëve “Oeneum”:
Zejnepe Alili Rexhepi!


Etiketa:
Arivisti Company