E diel, 23 Nëntor 2014
Tiranë – Basha kërkoi që qeveria të lërë mënjanë sukseset imagjinare dhe historitë e Nastradinit dhe të dëgjojë qytetarët, Duke pasur herë pas here luhatje me zërin gjatë fjalimit, por duke iu dhënë edhe një përgjigje atyre që e kritikojnë për të. Dhe nga fundi i fjalim, kreut demokrat sërish i ngjiret zëri. Në fakt nuk është hera e parë që zëri i kreut të opozitës shfaq një problem të tillë, të cilin kundërshtarët e komentojnë si mangësi në staturën e tij politike.
Megjithatë, këtë herë Lulzim Basha jo vetëm u doli përpara komenteve, por me zë të qartë bëri një paralajmërim të fundit për kryeministrin Rama. Të mos të të gënjejë mendja se mund t’ia hedhësh duke u marr me zërin tim. Zëri im ikën, vjen, është zëri i popullit shqiptar. Dëgjojeni zërin e shqiptarëve sa nuk është vonë. As bunkeri i Enver Hoxhës nuk do t’ju mbrojë dot nga fuqia e bashkuar e shqiptarëve”, shtoi Basha. Kryetari i Partisë Demokratike,nuk e fshehu euforinë nga pjesëmarrja e madhe duke i bërë thirrje qeverisë Rama-Meta të ndalen sa nuk është vonë, ose përndryshe do ta rrëzoj- në. “Ka një rregull kur nuk përmbush kontratën: Nuk largohet qytetari, nuk dhunohet qytetari, nuk bie populli, por jepet dorëheqja ose rrëzohet qeveria”, tha Basha. Ai dha edhe qëndrimin zyrtar të PD për mbështetjen e shtetit ligjor, por edhe për mbështetjen e kujtdo që është goditur nga Rama dhe banda e tij.“Ndërtimet pa leje, as kanë patur dhe as do të kenë mbështetjen tonë, por ne kemi mbrojtur dhe do të mbrojmë me forcë të drejtat ligjore të gjithë shtetasve që janë bërë objekt i gjuetisë së paligjshme, korruptive dhe barbare të Edi Ramës dhe bandës së tij. Njerëz që janë goditur në pasurinë e tyre më të shtrenjtë pa ju dhënë një copë letër në dorë, ndërkohë që pallatet e miqve, shokëve, klientelës së Edi Ramës dhe Ilir Metës lartësohen të paprekshme. Ja sesi këta hipokritë guxojnë t’i ndajnë shqiptarët në të nënës dhe në të njerkës. I bëjmë apel qytetarëve të ndërtojnë vetëm me leje dhe institucioneve të shtetit të zbatojnë dhe respektojnë planet urbanistike dhe të rihapin lejet e ndërtimit”, u shpreh kreu i PD./shekulli/
Etiketa: Lulzim Basha, Opozita, Shqipëri