Zëvendësministri Cena, i arrestuar për marrje ryshfeti


E diel, 21 Tetor 2018

PRISHTINË – Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, i cili u arrestua nën dyshin se ka kryer veprat penale “Marrje e Rryshfetit” dhe “Keqperdorim i Pozites apo Autoritetit Zyrtar”, mund të qëndrojë në paraburgim 30 ditë.

Prokuroria ka konfirmuar se do të kërkojë një muaj paraburgim për zëvendësministrin Cena.

“Prokuroria do të kërkojë 1 muaj paraburgim për Zevendësministrin e arrestuar mbrëmë”, thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, për Express.

Zbvendësministri Cena u arrestua të shtunën nga policia, bashkë me dy të tjerë, si i dyshuar në veprat penale ‘Marrje e Ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorim i Pozitës apo autoritetit Zyrtar”.

Etiketa: , , ,
Të fundit