Zgjedhjet mund të shtyhen për muajin tetor!!!


E mërkurë, 30 Prill 2014

Takimi i sotëm i liderëve politikë në Ambasadën Amerikane, lidhur me votimin në Kuvend për themelimin e Forcave të Armatosura, vendet e rezervuara dhe zgjedhjet, jo që nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje, por i ka hapur rrugë spekulimeve të shumta lidhur me datën e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale.

Duke u thirrur në burime të ndryshme anonime brenda taborëve politikë, gjatë tërë pasdites janë plasuar informacione kontradiktore për datën e mundshme të mbajtjen e zgjedhjeve nacionale.

Derisa sipas burimi nga PDK-ja, Kuvendi do të shpërbëhet javën e ardhshme, kurse zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 qershor, burime të RTK-së thonë se nëse nuk arrihet marrëveshje për FAK dhe vendet e rezervuara, atëherë zgjedhjet do të mund të shtyhen deri në tetor, mundësi që konfirmohet dhe nga Ramush Haradinaj.

Kështu bëjnë të ditur për RTK-në burime mirë të informuara, të cilët folën pas takimit të sotëm treorësh mes liderëve të partive politike në rezidencën e Ambasadores Tracy Jackobson, ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i BE-së Samuel Zhbogar, transmeton rtk.

Etiketa: ,
Të fundit