Zgjedhjet në pandemi, propozohet rritja e numrit të qendrave të votimit


E diel, 3 Janar 2021

PRISHTINË – Kosova do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në fund të janarit apo fillim të shkurtit të vitin 2021, në kohën kur po përballet edhe me pandeminë.

E për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë organizimit të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund të marr praktika nga vendet me demokraci të zhvilluar të cilat kanë organizuar zgjedhje në pandemi, thotë Albert Krasniqi, menaxher i programeve në Demokraci Plus.

Ai thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, edhe pse me disa probleme të vogla mund të jenë mësim për KQZ-në.

Krasniqi përmend disa praktika që mund të zbatohen, në mënyrë që në ditën e zgjedhjeve të ruhet shëndeti publik, siç është rritja e qendrave të votimit, zgjatja e orarit, por edhe zgjatja e kohës së votimit më shumë se një ditë.

“Do duhej të kishte konsideratë për tubimet publike të aktiviteteve të fushatës zgjedhore që besoj se do të mund të orientohen më shumë ka aktivitetet online e në medie, por të shmangen tubimet publike”.

“Të rritet numri i qendrave të votimit, pra që të shpërndahet votuesi mos të koncentrohen në një qendër në të cilën kanë votuar, të zgjatet orari i votimit, mbase të zgjatet edhe periudha, pra mos të ketë votim vetëm një ditë, por mund të bëhet për dy-tri ditë, dhe një ditë të votojnë personat më në moshë, që mos të përzihet me të rinjtë që mund ta kenë virusin, por pa simptoma”.

“Vendvotimet të jenë më të gjera të ketë distanca, të evitohet kontaktet e materialëve. Ka praktika të mira që janë përdorur të cilat KQZ-ja ish deshtë me i adoptuar në organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë Krasniq për Ekonomia Online.

Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila votën e deputeti Etem Arifi i dënuar më burg për Qeverinë Hoti e ka cilësuar si jo ligjore.

Kosova s’është i vetmi vend që do të mbajë zgjedhje në kohë pandemie, pasi këtë e kanë bërë edhe dy shtetet të rajonit, Maqedonia Veriore dhe Mali i Zi. Po ashtu edhe SHBA-ja kishte organizaur zgjedhjet presidenciale në pandemi gjatë vitit 2020.

Etiketa: , ,
Të fundit