Zgjedhjet në Turqi: Erdogan pritet të fitojë, 65% e votave të numëruara


E diel, 14 Maj 2023

ANKARA – Numërimi i votave ka filluar për të përcaktuar rezultatin e garës presidenciale midis presidentit aktual Recep Tayyip Erdoğan, kandidatëve të opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu dhe Sinan Oğan.

Rreth 60,7 milionë qytetarë turq ishin të regjistruar për të votuar në Türkiye, ndërsa jashtë vendit ishin të regjistruar 3,4 milionë votues. Në këto zgjedhje, 4,9 milionë qytetarë kishin të drejtën e votimit për herë të parë.

Gjithsej 191.884 kuti votimi ishin vendosur për votuesit në mbarë vendit, të cilët kishin të drejtë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës nga ora 08:00 deri në ora 17:00 sipas kohës lokale.

Deri më tani janë numëruar 65% të votave presidenciale, me 51.33% është Erdogan duke udhëhequr, Kilicdaroglu me 42.85% dhe Ogan me 5.31%.

Kandidatëve i duhet të marrin 50% plus 1 vota për të fituar, nëse jo, atëherë shkojnë në raundin e dytë pas dy javësh.

Etiketa: , ,
Të fundit