Zjarri në një kompani në Ferizaj shkakton dëme të mëdha edhe në tri shtëpi


E martë, 2 Qershor 2026
Zjarri në një kompani në Ferizaj shkakton dëme të mëdha edhe në tri shtëpi

Një zjarr i shpërthyer në një kompani në Ferizaj ka shkaktuar dëme të konsiderueshme jo vetëm në objektin afarist, por edhe në tri shtëpi të familjarëve të pronarit.

Sipas raportit policor, më 1 qershor, viktima, një mashkull kosovar, ka raportuar se zjarri që kishte shpërthyer më 31 maj rreth orës 23:10 në kompaninë e tij, kishte përfshirë dhe dëmtuar edhe tri shtëpi të familjarëve të tij.

Përveç dëmeve në lokal, autoritetet bëjnë të ditur se vlera e dëmeve të shkaktuara në banesat e prekura është e konsiderueshme.

Ferizaj / 31.05.2026 – 23:10. Më 01.06.2026 viktima mashkull kosovar ka raportuar se zjarri i cili kishte shpërthyer me datën e lartëcekur në kompaninë e tij, përveç dëmeve tek lokali, dëme ishin shkaktuar edhe tek tri shtëpi të familjarëve të tij ku vlera e dëmit është e konsiderueshme. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin e PK-së, transmeton Klankosova.tv.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit