Zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe në Berlin shkakton panik


E hënë, 30 Qershor 2025



Një zjarr shpërtheu në katin e fundit të një ndërtese shumëkatëshe në ndërtim e sipër në Berlin, vetëm 250 metra larg selisë së Unionit Kristian Demokrat (CDU) të Gjermanisë, duke shkaktuar panik në zonë, raporton Anadolu.

Më shumë se 100 zjarrfikës erdhën për shuarjen e zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe të vendosur në cep të rrugës “Kurfürsten” dhe rrugës “Schill”.

Gjatë zjarrit, u dëgjuan tre shpërthime të forta, që besohet se janë shkaktuar nga cilindrat e gazit të përdorur në ndërtim. Për shkak të zjarrit, rrugët përreth u mbyllën për trafik, duke shkaktuar trafik të rënduar.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi shkakun e zjarrit apo nëse ka viktima ose të lënduar.







Të fundit