E shtunë, 9 Maj 2026

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin në fshatin Katund i Ri në Pejë.
Bëhet e ditur se nga zjarri janë djegur një kamion dhe autobus në parkingun e një servisi.
Ndërkaq, si pasojë e zjarrit janë dëmtuar një pjesë ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura.
Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.
“Fsh. Katundi i Ri, Pejë 08.05.2026 – 03:45. Policia gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr, ku duke u djegur ishte një kamion dhe një autobus në parkingun e një servisi. Njësitë relevante, zjarrfikësit eksperti i zjarrit, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar: një pjesë ballore e objektit, një autobus, një kamion, një pickup dhe dy vetura. Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet, nuk ka persona të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, njofton PK. /Klankosova.tv
Zjarr i madh në një servis në Pejë, digjen tri vetura, një kamion dhe një autobus
Burimi: klankosova
