E mërkurë, 25 Qershor 2025
Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet paraprake të Partisë Demokrate për kryetar të New York-ut, duke mposhtur Andrew Cuomo. Ai është kandidati i parë musliman që arrin këtë sukses historik në qytet.
I lindur në Uganda dhe i rritur në Queens, Mamdani përfaqëson një brez të ri politik progresist. Ai premton ulje qirash, transport publik falas dhe mbështetje për familjet punëtore. Fitorja e tij është pritur me entuziazëm nga komuniteti musliman dhe progresist në qytet. /mesazhi