Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zuckerberg nën presion për tu larguar nga bordi i Facebook

Prizren Post | 13:42 - 08.02.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Facebook është nën presion nga një grup i aksionarëve që kërkojnë heqjen e shefit ekzekutiv të kompanisë, Mark Zuckerberg nga bordi i drejtorëve.

Një propozim është vënë përpara duke pretenduar se një kryetar i pavarur do të jetë më i mirë dhe në gjendje për të “mbikëqyrur drejtuesit e kompanisë, për të përmirësuar qeverisjen e korporatave, dhe për të vendosur një agjendë më të përgjegjshme pro-aksionarëve.”

Ideja për rrëzimin e Zuckerberg nga bordi vjen nga aksionerët e Facebook të cilët janë anëtarë të grupit mbikqyrës të njohur si SumOfUs.

Organizata e prezanton veten si nje komunitet online që promovon mbajtjen e korporatave përgjegjëse për një sërë çështjesh globale të tilla si ndryshimi i klimës, të drejtat e punëtorëve, diskriminimi, të drejtat e njeriut, korrupsioni dhe kapja e pushtetit prej korporatave.

Facebook nuk pranoi të komentojë propozimin, por është e mundshme që të lëshojë një deklaratë, ku rrjeti social paraqet një kandidat për zëvendësim në prill, siç është praktikë standarde me propozimet e aksionarëve, transmeton Telegrafi.

Lisa Lindsley, këshilluese për tregjet e kapitalit në SumOfUs, tha për VentureBeat se 333,000 njerëz nënshkruan peticionin me të cilin kanë kërkuar që Facebook të përmirësojë qeverisjen e korporatës, por 1500 prej nënshkruesve në fakt ishin aksionerët aktual në rrjetin social.


Etiketa:

Bëni një koment