E martë, 12 Prill 2016
Cristian Brocchi është trajneri i ri i Milanit
Drejtuesit e Milanit menjëherë e kanë gjetur pasardhësin e Sinisa Mihajlovicit, i cili është shkarkuar nga detyra pas rezultateve të dobëta këtë sezon.
Rossonerët deri në fund të sezonit do t’i drejtoj Cristian Brocchi, i cili ka drejtuar ekipin e të rinjve.
Ai kishte regjistruar 13 fitore, 10 barazime dhe 9 humbje. Milan aktualisht zë vendin e gjashtë në Serie A.
Etiketa: Milan, Serie A