Zyrtare: Valverde i thotë lamtumirë Bilbaos, e mohon se ka marrëveshje me Barcen


E mërkurë, 24 Maj 2017

Mediat spanjolle kanë spekuluar së fundmi se ai do të jetë trajner i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, por Valverde ka thënë sot se nuk ka folur me asnjë klub për të ardhmen e tij si trajner, transmeton Express.

“Nuk i jam zotuar asnjë klubit. Nuk kam folur me askënd. Por, përfaqësuesit e mi e kanë pranuar interesimin e disa ekipeve,” ka thënë ai sot në konferencë për media.

I pyetur për interesimin e Barcelonës, ai ka thënë se nuk dëshiron të flasë asgjë ekip në veçanti.

“Nuk flas për ekipet, prandaj nuk mund të konfirmoj asgjë,” ka shtuar ai.

Ndërkohë, Barcelona ka thënë se të hënën do të vendosë së kush do ta zëvendësojë Luis Enriquen.

Të fundit