Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zyrtare: Zgjedhjet në Turqi do të mbahen më 1 nëntor 2015

Astrit Shehu | 16:29 - 25.08.2015

Ankara – Kryetari i Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi, Sadi Güven, njoftoi se zgjedhjet e Përgjithshme për deputetë të Legjislaturës 26 do të mbahen më datë 1 nëntor 2015.

Bordit të Lartë Zgjedhor (YSK) pas vendimit të presidentit Recep Tayyip Erdoğan për përsëritjen e zgjedhjeve u mblodh për të përcaktuar datën e zgjedhjeve.

Kryetari i YSK Güven, në një deklaratë pas takimit ka rikujtuar se në afatin 45 ditor të dhënë pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 7 qershor 2015 nuk u mundësua formimi i Këshillit të Ministrave dhe Presidenti Erdoğan në përputhje me nenet 104 dhe 116 të kushtetutës vendosi përsëritjen e zgjedhjeve.

Güven duke vënë në dukje se YSK ka autoritetin për të shkurtuar afatin 90 ditor që parashikohet në ligj ai u shpreh se: “Bordi i Lartë Zgjedhor në vlerësimin e tij të sotëm duke marrë parasysh edhe afrimin e stinës së dimrit sipas neneve 79, 116, nenet 8 dhe 9 të ligjit me numër 2839 vendosi që zgjedhjet e Përgjithshme për deputetë të Legjislaturës 26 të mbahen më datë 1 nëntor 2015 ditën e dielë”.

Ai gjithashtu duke theksuar se në takim është diskutuar edhe ndryshimi i bërë në “rregulloren e përcaktimit të kandidatëve” në lidhje me CHP ai ka theksuar se me shumicë votash është vendosur edhe zbatimi i kësaj rregulloreje.

Ndërsa ndaj pyetjes “se kur do të njoftohet kalendari zgjedhor” Güven është përgjigjur se janë duke punuar mbi dy tre detajeve dhe se brenda 2 ditësh do të njoftojnë edhe kalendarin.

Güven ka theksuar gjithashtu se teksti shablloni i dërguar partive është i vlefshëm dhe se mbi këtë mund të kryhen ndryshime.

Sadi Güven, duke vënë në dukje se nga partitë politike nuk ka patur kundërshtime të drejtpërdrejta në lidhje me kalendarin zgjedhor u shpreh se: “Një parti, propozoi që në vend të 1 nëntorit zgjedhjet të mbaheshin më 8 nëntor. Por Bordi i Lartë duke patur parasysh kushtet e stinës së dimrit në lindje dhe në juglindje të vendit e pa të arsyeshme datën 1 nëntor. Këtu kemi marrë për bazë nenin 79 të kushtetutës i cili na jep kompetencën për të përdorur autoritetin që zgjedhjet të mbahen në mënyrë të rregullt dhe në këtë mënyrë vendosëm që zgjedhjet të mbahen me 1 nëntor”./AA/


Etiketa:
Arivisti Company