Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Zyrtari serb: Duhet marrëveshje e përhershme të paqes ndërmjet Kosovës e Serbisë

Prizren Post | 15:37 - 15.10.2017

Sipas tij, dialogu me Kosovën është dhe duhet të mbetet një prioritet për qeverinë e Serbisë.

“Nuk ka përparim të vendit derisa Serbia të bëhet pjesë e BE-së. Duhet të bëhemi pjesë e NATO-s pasi është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në këtë mjedis. Është e domosdoshme edhe hartimi i një marrëveshje të përhershme me Kosovën, e cila i jep mundësi paqes, që i nevojitet si Prishtinës ashtu edhe Beogradit”,  tha Jovanoviq, transmeton lajmi.net

“Pa këto detyra dhe plane, qeveria do të mbahet mend që nuk është mundur asnjëherë për ta kuptuar realitetin”, shtoi ai.

Këto deklarime ai i bëri duke komentuar 100 ditëshin e qeverisë e cila po drejtohet nga kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Sipas Jovanoviq, qeveria serbe nuk po merret me problemet thelbësore që i ka Serbia


Etiketa:
Arivisti Company