Zyrtarizohet huazimi i Cissokhos te Liverpooli


E martë, 20 Gusht 2013

Liverpooli ka konfirmuar huazimin e Aly Cissokhos nga Valencia për sezonin 2013/2014.
Mbrojtësi i krahut do ta bartë numrin 20 te Redsat dhe bëhet transferimi i pestë i klubit nga Anfield pas nënshkrimeve me Iago Aspas, Luis Alberto, Simon Mignolet dhe Kolo Toure.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu. Mendoj se kemi një skuadër të shkëlqyer dhe tifozë spektakolarë, ndërsa së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha”, ka deklaruar 25-vjeçari.

Liverpooli e ka edhe mundësinë e blerjes së francezit në fund të sezonit.

Leave a Reply

Të fundit