Zyrtarja e BE’së vërejtje partive: Të konstituohet të Kuvendi


E hënë, 14 Gusht 2017

Pas dështimit të vazhdimit të seancës së sotme, drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Europian, Angelina Eichhorst, porositi deputetët që të veprojnë me përgjegjësi dhe ta kryejnë procesin e lënë në gjysmë të konstituimit të Kuvendit.

“Edhe sot nuk pati progres. Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet. Partitë parlamentare duhet të veprojnë me përgjegjësi, t’i përmbushin obligimet ligjore e kushtetuese”, tha Eichhorst në një reagim në Twitter.

Gjatë ditës së djeshme, shtetet që përbëjnë QUINT-in (ShBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania e Italia) kërkuan nga deputetët e Kuvendit që të mos i bojkotojnë seancat dhe të gjejnë zgjidhje për të dalë nga bllokada

Etiketa: , ,
Të fundit