Četvrtak, 10 Septembra 2026
Prokurori i Shtetit, njofton se, nga prokuroritë themelore, janë ngritur 36 aktakuza kundër 37 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona, të dyshuar për kryerje të veprave penale, si dhe janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, përcjell “Gazeta e Prizrenit”.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar si dhe ka, parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prizren: Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera): Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat: Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”; Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”. / Gazeta e Prizrenit /
Izvor: prizrenpost




