Wednesday, August 26th 2026

Liverpooli ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Bradley Barcolas nga Paris Saint-Germain, me negociatat mes dy klubeve që raportohet se kanë hyrë në një fazë të rëndësishme.
Sipas “Sky Sports” dhe “The Athletic”, PSG kërkon rreth 145 milionë paund për sulmuesin francez, ndërsa Liverpooli synon një marrëveshje rreth 100 milionë paund.
Pavarësisht diferencës financiare, palët po vazhdojnë diskutimet dhe ekziston optimizëm për një kompromis. Barcola shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv dhe si një kandidat potencial për të ardhmen pas Mohamed Salahut, shkruan 04 Online.
Liverpooli ka shqyrtuar edhe alternativa si Yankuba Minteh dhe Ibrahim Mbaye, ndërsa Cody Gakpo nuk pritet të largohet pa ardhur më parë përforcime të reja.
Ditët e fundit të merkatos pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Barcolas./04 Online/
Source: prizrenpost




