Kandidati i propozuar për president: Jam në shërbim të qytetarëve dhe shtetit


Pazartesi, Ağustos 31st 2026

Bekim Sejdiu, kandidati i propozuar për president të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar para mediave, duke thënë se është nder i madh për të propozimi që të jetë president i Republikës së Kosovës.

“Gjithsesi, kjo mua më bën të ndihem i nderuar. Besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive është nder i madh. Unë e kam pranuar këtë propozim, ndonëse ambicia ime ka qenë në fushat akademike dhe profesionale. Por, sidoqoftë, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm edhe për barrën dhe përgjegjësinë që sjell posti i presidentit, jam vënë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, që të shërbej me devotshmëri”, tha Sejdiu para mediave.

Tutje, ai tha se pranimi nga ana e tij që të propozohej për president vjen nga dëshira për t’i shërbyer Republikës së Kosovës.

“Edhe njëherë, siç e theksova, motivi im i parë ka qenë të vihem në shërbim të Republikës së Kosovës. Kaq kam dashur ta përmbyll”, tha tutje ai.

Sejdiu nuk pranoi të marrë pyetje nga gazetarët.


Kaynak: prizrenpost

Etiketa:

Leave a Reply

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit