Cuma, Ağustos 28th 2026

Një shkrim i vjetër i publikuar në revistën e Medresesë së Mesme “Alauddin” dëshmon një qasje krejt tjetër të Nysret Pllanës ndaj medresesë, hoxhallarëve dhe kontributit të tyre në çështjen kombëtare.
Në këtë shkrim, Pllana e cilëson Medresenë “Alauddin” si një institucion me rëndësi jo vetëm fetare, por edhe kombëtare, ndërsa përmend me vlerësim të veçantë profesorin Naim Tërnava dhe kontributin e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, personeli i medresesë e sidomos prof. Naim Tërnava ka bërë shumë”, thuhet në shkrimin e tij.
Pllana në atë kohë shprehte edhe mirënjohje ndaj medresesë dhe personelit të saj, duke i konsideruar ata ndër kontribuuesit e rëndësishëm të çështjes kombëtare dhe fetare.
Por, vite më vonë, qëndrimi i tij publik duket dukshëm i ndryshuar. Pas përfshirjes së tij në Lëvizjen e Deçanit, Pllana është bërë subjekt kritikash për deklarata që, sipas shumë myslimanëve, janë fyese dhe denigruese ndaj besimtarëve dhe figurave fetare.
Kontrasti është i qartë: dikur fjalë mirënjohjeje për medresenë, hoxhallarët dhe kontributin e tyre; sot, akuza dhe gjuhë që konsiderohet fyese ndaj një pjese të komunitetit mysliman.
Pyetja që shtrohet është: çfarë e ka ndryshuar kaq shumë qëndrimin e Nysret Pllanës – koha, bindjet apo angazhimet e tij të reja politike?
Kaynak: prizrenpost
Etiketa: Aktüel
