Vritet një 15 vjeçar në Prizren


Cuma, Ağustos 28th 2026

Një i mitur i moshës 15-vjeçare ka vdekur pasi që dyshohet se është therur me thikë nga një 17-vjeçar në Prizren, rreth orës 23:45.

Rastin për Tëvë1 e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë në Prizren.

Siç bëri të ditur policia, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit.

“Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendngjarje ka hasur ekipin e Emergjencës, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë viktimës, një mashkull i mitur rreth 15-vjeçar, dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejmë. Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima nuk ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi

Lidhur me rastin, bëhet e ditur se të dyshuarit i është konfiskuar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

“Pak më larg vendngjarjes është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar, mashkull i mitur rreth 17-vjeçar. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar thika, e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në përgjigjen e policisë për Tëvë1.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Policia bëri të ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit dhe ekipin e krim-teknikës, ndërsa rasti po hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren.

Lidhur me rastin, Bytyqi bëri të ditur se, për shkak të moshës, si viktima ashtu edhe i dyshuari nuk kanë pasur ndonjë rast të mëhershëm të regjistruar në evidencat e policisë.


Kaynak: prizrenpost

Etiketa:

Leave a Reply

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit