Nis rritja e çmimeve në linjën Prizren – Prishtinë


E diel, 22 Mars 2026
Nis rritja e çmimeve në linjën Prizren – Prishtinë

Me rritjen e çmimit të naftës, prej sot do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban.Kështu ka bërë të ditur një prej kompanive të udhëtimit – Mendi Tours.

Kompania në fjalë operon në destinacionet Prishtinë-Prizren dhe anasjelltas, dhe rritjen e çmimeve e arsyeton me zhvillimet në bursë.

“Të nderuar udhëtarë. Ju njoftojmë se nga nesër (22.03.2026) hyjnë në fuqi çmimet e reja për linjat ndërurbane. Ky ndryshim vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe kostove të tjera të transportit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj” thuhet në njoftimin e kompanisë, shkruan Zeri përcjell Gazeta e Prizrenit.


Burimi: gazetaeprizrenit

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit