E hënë, 20 Prill 2026

Numri i viktimave nga ofensiva izraelite në Rripin e Gazës ka arritur në 72,551, ndërsa 172,274 persona janë plagosur që nga fillimi i sulmeve në tetor të vitit 2023, bëjnë të ditur burime mjekësore lokale.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy viktima, njëra prej të cilave është nxjerrë nga rrënojat.
Burimet shtojnë se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, janë vrarë gjithsej 775 persona dhe janë plagosur 2,171 të tjerë. Ndërkohë, 761 trupa janë gjetur nën rrënoja gjatë kësaj periudhe.
Autoritetet theksojnë se shumë viktima vazhdojnë të mbeten të bllokuara nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit ende nuk kanë mundur të arrijnë në të gjitha zonat e prekura.
Po ashtu, spitalet kanë raportuar se 196 viktima shtesë janë përfshirë në bilancin total gjatë muajit prill, pas verifikimit nga komisionet përgjegjëse për dokumentimin e rasteve. /mesazhi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
