Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë për Momir Pantiqin dhe Zharko Zariqin


E martë, 21 Prill 2026
Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë për Momir Pantiqin dhe Zharko Zariqin

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim në çështjen penale ndaj të pandehurve Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të cilët po akuzohen për veprën penale në bashkëkryerje “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka shqyrtuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura kundër vendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, duke vendosur me aktgjykimin Pml.nr.222/2026 që ato të refuzohen si të pabazuara.

Sipas njoftimit, Supremja në arsyetimin e saj ka vlerësuar se ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen, duke konstatuar se janë përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, kjo gjykatë ka konstatuar se gjykatat e instancave më të ulëta kanë dhënë arsye të mjaftueshme ligjore dhe nuk kanë bërë shkelje esenciale të procedurës penale, ndërsa masat alternative ndaj paraburgimit janë konsideruar të pamjaftueshme në rrethanat konkrete të rastit.

Për të dytën ditë radhazi, anulohet seanca për krime lufte ndaj Pantiqit dhe Zariqit – Klan Kosova

Sipas aktakuzës së ngritur më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Momir Pantiq (ish-kryeshef i policisë në Istog) dhe Zharko Zariq (ish-polic) akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit