E martë, 21 Prill 2026

Policia në Pejë ka arritur të arrestojë një grua, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rendë” më 26 janar të këtij viti.
Sipas njoftimit zyrtar, ankuesi, i cili është me banim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se në shtëpinë e tij në rrugën “Ndue Përlleshi” në ‘sef’ ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 dollarë amerikanë dhe 3750 euro, tё cilat i janë vjedhur, transmeton Klankosova.tv.
Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, sot është arritur arrestimi i të dyshuarës.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.
Burimi: klankosova
