Slot qëndron te Liverpooli? Championsi vendos fatin e trajnerit


E martë, 21 Prill 2026
Slot qëndron te Liverpooli? Championsi vendos fatin e trajnerit

Arne Slot pritet të vazhdojë në krye të Liverpool edhe sezonin e ardhshëm, nëse skuadra siguron kualifikimin në Liga e Kampionëve.

Sipas Sky Sports News, diferenca prej shtatë pikësh me Chelsea dhe forma në rritje e “Reds” po shuajnë dyshimet për të ardhmen e teknikut holandez.

Duke folur në “Monday Night Football”, Jamie Carragher deklaroi: “Puna e Arne Slot është diskutuar gjatë gjithë sezonit. Kemi folur shumë për të në këtë emision. Ka ndoshta një ndarje mes tifozëve të Liverpoolit nëse ai duhet të qëndrojë apo të largohet, por nga ajo që dëgjoj, Slot do të jetë trajner i Liverpoolit sezonin e ardhshëm nëse sigurojnë Ligën e Kampionëve – dhe aktualisht duket se do ta arrijnë këtë”.

Ndërkohë, kapiteni Virgil van Dijk theksoi: “Kemi edhe pesë ndeshje kundër skuadrave që luftojnë për vendet në Champions”.

Liverpooli mbetet në garë për një vend në Champions, ndërsa vera pritet të sjellë ndryshime në skuadër, sidomos pas largimit të paralajmëruar të Mohamed Salah./04 Online


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit