E diel, 26 Prill 2026

Policia e Kosovës ka ndaluar këtë pasdite një të ri serb me inicialet B.M, 17 vjeç, nga Zubin Potoku, njofton “Mitropol”.
I njejti siç ka raportuar ZP Info u ndalua për shkak të mbishkrimit nacionalist serb “Çetnikët e Veriut” që e kishte në bluzë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se i riu ndodhet në stacion policor dhe pasi t’i shqiptohet gjoba, me shumë gjasë do të lirohet.
Policia e Kosovës gjatë muajve të fundit ka ndaluar disa persona, për shkak të mbishkrimeve nacionaliste në bluza, shumë prej të cilave përçojnë mesazhe që mohojnë shtetësinë e Kosovës dhe shprehin pretedet territoriale të Serbisë në Kosovë.
“Mitropol” ka kontaktuar me stacionin e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut dhe ndodhet në pritje të detajeve tjera për rastin./Mitropol/
Burimi: mitropol
Etiketa: Aktuale
