E diel, 26 Prill 2026

Deputetja Janina Ymeri ka ngritur kritika të ashpra ndaj qeverisë së Kosovës, duke pretenduar se qytetarët po trajtohen në mënyrë të pabarabartë sa i përket çmimit të energjisë elektrike.
Sipas saj, në komunat veriore të vendit, ku furnizimi me energji bëhet nga “Elektroseveri”, tarifat e rrymës janë deri në 18.3 për qind më të ulëta krahasuar me pjesën tjetër të Kosovës, ku jeton shumica e qytetarëve.
Ymeri ka theksuar se kjo situatë krijon një pabarazi të dukshme në faturat mujore të energjisë, duke shtuar se qytetarët në pjesët tjera të vendit po paguajnë më shumë për të njëjtin shërbim.
Ajo ka shkuar edhe më tej duke pretenduar se konsumatorët në pjesët tjera të Kosovës po mbulojnë edhe shpenzimet operative të KEDS-it për zonat veriore, duke e cilësuar këtë si një padrejtësi ndaj taksapaguesve.
Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur çështja e furnizimit dhe tarifave të energjisë elektrike mbetet një nga temat më të ndjeshme në vend.
Burimi: mitropol
Etiketa: Aktuale
