E diel, 26 Prill 2026

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, transmeton Anadolu.
Siç njoftoi Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë në një postim në rrjetin social amerikan X, gjatë bisedës me Trumpin, Erdogan shprehu shqetësimin për incidentin e të shtënave që ndodhi në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington.
Presidenti turk e përshkroi incidentin si një “akt të urryer kundër demokracisë dhe lirisë së shtypit”, si dhe uroi shërim të shpejtë për oficerin e sigurisë të plagosur në incident.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
