E hënë, 27 Prill 2026

Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me nënë Ferdonijen nga Gjakova, bashkëpunëtore nga Qeveria e Kuvendi i Kosovës, kanë bërë homazhe pranë monumentit, në Ditën e të Pagjeturve.
Kurti tha se “Kosova ende i kërkon edhe 1565 persona që figurojnë si të pagjetur, derisa i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të shtojë trysninë ndaj Serbisë, për të treguar të vërtetën për të zhdukurit.
“Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të bëjë trysni mbi Beogradin zyrtar dhe të zbardhë të vërtetën për të zhdukurit tanë, meqenëse ata e mbajnë përgjegjësinë dhe ata e dinë të vërtetën. Janë edhe 11 varreza masive, përveç atyre pesë, që tashmë janë zbuluar e për të cilat Serbia nuk jep informacion, sepse është komunikuar edhe nga vetë ata publikisht se janë 16 varreza masive gjithsej. E vetëm në njërën prej tyre që është zbuluar, në Batajnicë i kemi 744 të pagjetur të zhvarrosur prej atje, ndërsa gjithsej deri tani janë rreth 1 mijë shqiptarë që janë zbuluar në varrezat masive në Serbi”, tha Kurti.
Kreu qeveritar deklaroi se faktori ndërkombëtar, evropian e amerikan duhet t’i bëjnë më shumë trysni Beogradit ashtu që të zbardhet e vërteta e përgjegjësit t të dalin para gjyqit. Ndërkohë ai tha se ndonëse po bëhet punë në gjykimin e tyre, duhet të bëhet edhe më shumë, sepse dëshmitarët, tha ai, po plaken, çka sipas Kurtit e vështirëson përndjekjen dhe sjelljen e kriminelëve serb para drejtësisë.
Kreu i ekzekutivit tha se Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit, po bëjnë përpjekje maksimale për të zbardhur fatin e të zhdukurve.
Ai tha se janë edhe 11 varreza masive përveç atyre pesë, që tashmë janë zbuluar e për të cilat Serbia nuk jep informacion, sepse është komunikuar edhe nga vetë ata publikisht se janë 16 varreza masive gjithsej.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
