Prokurori special Kodraliu: Gjukanoviq e ndihmoi BIA-n, askush s’do të jetë mbi ligjin


E hënë, 27 Prill 2026
Prokurori special Kodraliu: Gjukanoviq e ndihmoi BIA-n, askush s’do të jetë mbi ligjin

Prokurori Special Bekim Kodraliu, ka folur për media pas seancës vendimtare ku u shqiptua 6 vjet burgim ndaj ish-punëtores së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, e cila u shpall fajtore për spiunazh.

Kodraliu deklaroi se Gjukanoviq iu ka dhënë ndihmë Shërbimit Sekret Serb të njohur si BIA.

Ai tutje theksoi se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

”Prokuroria Speciale ka bashkëpunur me institucionet e sigurisë, ne kemi siguruara prova të mjaftushme ku e akuzuara ka kryer aktivitet të kundërligjshëm. Jelena Gjukanoviq ndihmoi BIA-n serbe”, tha Kodraliu para mediave transmeton Klankosova.tv.

“Ne nga këtu dërgojmë mesazh të qartë se askush nuk do të jetë mbi ligjin, shtoi ai.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit