Ish-Shefi i Mossad-it krahason dhunën në Bregun Perëndimor me Holokaustin: “Turp që jam hebre!”


E enjte, 30 Prill 2026
Ish-Shefi i Mossad-it krahason dhunën në Bregun Perëndimor me Holokaustin: “Turp që jam hebre!”

Deklarimet e bëra virale nga një ish-shërbëtor i një shteti gjenocidal

 

Ish-Shefi i Mossadit Tamir Pardo, gjatë një turneu që hetonte dhunën e kolonëve të paligjshëm në Bregun Perëndimor të pushtuar, krahasoi skenat që ai pa me Holokaustin.

Pardo ishte një gjeneral major në ushtrinë izraelite dhe drejtor i agjencisë së inteligjencës Mossad nga viti 2011 deri në vitin 2016.

“Nëna ime i mbijetoi Holokaustit. Ajo që pashë këtu sot më kujtoi ngjarjet që ndodhën në shekullin e kaluar në një vend shumë të zhvilluar. Këto janë fenomenet që u panë atje ndaj hebrenjve”, tha Pardo gjatë një turneu në fshatrat palestineze që kanë qenë shënjestër e sulmeve në muajt e fundit.

“Më vjen turp që jam hebre këtu sot”, shtoi ai.

  • Pardo dënoi dhunën në rritje nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve, duke e përshkruar atë si një “kërcënim ekzistencial” për shtetin, raporton Times of Israel. /tesheshi

Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit