Xhaka zgjidhet lojtari i sezonit te Sunderlandi, emocionon me reagimin e tij


E premte, 8 Maj 2026
Xhaka zgjidhet lojtari i sezonit te Sunderlandi, emocionon me reagimin e tij

Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti më i mirë i sezonit te skuadra e tij, Sunderland.

Xhaka u transferua verën e kaluar dhe menjëherë u bë shtylla e ekipit anglez, duke treguar performanca fantastike.

Pas marrjes së çmimit, Xhaka reagoi me një postim.

“Njerëzit e vunë në dyshim këtë transferim. Unë i besova vizionit. Sot, duke qëndruar këtu si Lojtari i Vitit, nuk ndiej asgjë tjetër përveç krenarisë, mirënjohjes dhe urisë për më shumë. Për tifozët, faleminderit që më pranuat që nga dita e parë, për pasionin tuaj, besimin dhe mbështetjen e pakushtëzuar në çdo betejë. Ky klub do të thotë gjithçka për mua”, shkroi Xhaka.https://www.instagram.com/p/DYEUhNdDESw/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=891&rd=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com&rp=%2Fxhaka-zgjidhet-lojtari-i-sezonit-te-sunderlandi-emocionon-me-reagimin-e-tij%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1880.8999999761581%2C%22ls%22%3A279.0999999642372%2C%22le%22%3A642.1999999880791%7D


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit