“Nëna 21-vjeçare”, detaje të reja për rastin e rëndë të vdekjes së foshnjes në Ferizaj


E enjte, 7 Maj 2026
“Nëna 21-vjeçare”, detaje të reja për rastin e rëndë të vdekjes së foshnjes në Ferizaj

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë të ndodhur në Emergjencën e Ferizajt, ku dyshohet se një nënë ka privuar nga jeta foshnjën e saj të porsalindur.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, 21-vjeçarja fillimisht ishte paraqitur në emergjencë me dhimbje barku, duke mos deklaruar se ishte shtatzënë.

“Gruaja ka shku në Emergjencë me dhimbje barku, ska tregu që është shtatzënë, ka shku në tualet e ka lind foshnjen, stafi ka ndëgju ujin e WC-së disa here edhe kan hy në tulet me shiqu a është mirë, e kanë gjete foshnjen në tualet ajo tu dasht me mbyt”, tha burimi për Klan Kosova.

Sipas të njëjtave burime, gjatë kontrollit në tualet, nga ana e punonjësve shëndetësorë, aty është gjetur foshnja, ndërsa dyshohet se ajo ka pasur edhe shenja të ngulfatjes.

“Ajo kur ka shku se në Emergjence i pysin për shtatzani, ka thanë menstruacionet para një jave, edhe ka deklaru që nuk e di, plus foshnja ka shenja ngulfatje”, bëri tutje të ditur burimi për gazetaren Uka.

Njëherësh, në raportin 24-orësh të Policisë është bërë e ditur se, rasti është cilësuar si “vrasje e foshnjes gjatë lindjes”, teksa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Po ashtu, e dyshuara aktualisht po qëndron në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Ferizajt për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. /Klankosova.tv

E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, vdes pak pas lindjes


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit